Dhunë në familje, kanosje dhe armëmbajtje pa leje në Ferizaj

Kronikë e zezë

Dhunë në familje, kanosje dhe armëmbajtje pa leje në Ferizaj

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në Ferizaj ka realizuar një urdhër kontroll në shtëpinë e të dyshuarit E.B  i moshës 54-vjeçar, ku janë gjetur e më pas janë konfiskur:

-një armë zjarri pushkë automatike me 139 fishekë dhe një tjetër armë zjarri (pistoletë) me 6 fishekë.

Kjo erdhi pasi sot rreth orës 10:00 stacioni policor në këtë komunë ka pranuar një informacion se në një fshat të Ferizajt është një rast i kanosjes.

Me vendim të prokurorit rasti po hetohet dhe është cilësuar ” Dhunë në familje, kanosje dhe armëmbajtje pa leje”, ndërsa i dyshuari është në kërkim policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat