Aksident trafiku në Bishtazhin, vdes një person

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Bishtazhin, vdes një person

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 18:39
Foto ilustrim

Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Bishtazhin, në rrugën Gjakovë-Prizren.

Në aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një veturë.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë një kamion dhe një veturë. Për pasojë një person, mashkull i moshës madhore, ka humbur jetën (ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij).

Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, ka thënë zëdhënësi i PK-së në Gjakovë, Sheremet Elezaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat