Rrahja për pronë në familjen prizrenase: Ky është personi që u arrestua, i sekuestrohet arma

Kronikë e zezë

Rrahja për pronë në familjen prizrenase: Ky është personi që u arrestua, i sekuestrohet arma

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 19:56
Ilustrim

Gazeta raportoi sot për një incident që ka ndodhur në fshatin Manastiricë të Prizrenit, ku anëtarët e familjes Durmishi janë përfshirë në një përleshje fizike, teksa njëri nga ta dyshohet edhe për kanosje me armë.

E gjithë situata ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje lidhur me një pronë, ku njëri nga të dyshuarit fillimisht ka ofenduar tre personat tjerë dhe më pas është rrahur me ta.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë Etush Durmishin, (60-vjeçar) i cili ka përfunduar në ndalim policor, teksa bashkë me të, si i dyshuar është intervistuar edhe Amit Durmishi.

Pasi rasti është denoncuar në Polici, njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë shoqëruar në stacion policor personat e përfshirë, teksa është sekuestruar edhe arma e të dyshuarit

Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka urdhëruar që 60-vjeçari të dërgohet në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’ dhe ‘Lëndim i lehtë trupor’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat