U gjet në gjendje të rëndë në tualet, ky është shtetasi turk që vdiq në Fushë Kosovë – punonte në “Migros”

Kronikë e zezë

U gjet në gjendje të rëndë në tualet, ky është shtetasi turk që vdiq në Fushë Kosovë – punonte në “Migros”

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 21:19
Fushë Kosov

Gazeta raportoi sot për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur të martën në Fushë Kosovë, ku një person ka ndërruar jetë si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore. Policia ka nisur hetimet për vdekjen e tij, teksa Sinjali ka mësuar detaje të reja lidhur me rastin.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se personi që vdiq është Basturk Ferhat, 64-vjeçar, shtetas i Turqisë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas informacioneve viktima ka qenë punëtor i kompanisë “Migros” dhe rasti dyshohet të ketë ndodhur në tualet, ku viktima fillimisht u gjet në gjendje të rëndë shëndetësorë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, me ç’rast është bërë e ditur se trupi i pajetë u dërgua në IML për obduksion.

“Viktima mashkull shtetas i Turqisë, ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë. Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të cilësohet si “Hetim i vdekjes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat