Vajza që u dhunua në një shtëpi të pabanuar në Vushtrri është 17-vjeçare, zbulohen detaje të reja

Kronikë e zezë

Vajza që u dhunua në një shtëpi të pabanuar në Vushtrri është 17-vjeçare, zbulohen detaje të reja

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 21:37
Ilustrim

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese.

Zakonisht viktima janë vajzat dhe gratë të cilat raportojnë në Polici se janë keqpërdorur seksualisht nga persona të panjohur.

Për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur në Vushtrri, Prokuroria tashmë ka nisur hetimet.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti u zbulua pas denoncimit të një vajze, e cila bashkë me nënën e saj ia mësyu mbrëmë Policisë, ku denoncoi se është keqpërdorur seksualisht nga një person.

Sinjali mëson se gjithçka dyshohet të ketë ndodhur në një shtëpi të pabanuar në rrugën “Kruja” në Vushtrri dhe akoma s’dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja .

Përballë kësaj situate, pasi nëna e viktimës e kuptoi se çfarë kishte ndodhur, vendosën të kërkojnë ndihmë, duke e raportuar rastin bashkë me vajzën.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.

Pas përfundimit të procedurave policore, lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve në drejtim të veprës penale “Dhunimi”, ndërsa veprimet e tjera do të ndërmerren posa të sigurohet prezenca e të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat