Ishte në kërkim policor, arrestohet një 25-vjeçar në Ferizaj

Kronikë e zezë

Ishte në kërkim policor, arrestohet një 25-vjeçar në Ferizaj

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Një 25 vjeçar që ishte në kërkim policor është arrestuar sot në mëngjes fshatin Gërlic të Ferizajt.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge ’’  me dënim burgimi prej  dy viteve.

Njoftimi i plotë i policisë:

Sot, në ora 06:00 në fshatin Gërlic të Ferizajt, policët e stacionit në Ferizaj kanë arrestuar në shtëpinë e tij personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës, SH.A (M/K), i moshës 25 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge ’’  me dënim burgimi prej  dy ( 2 ) viteve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim, saherë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë  stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat