Deçan, dyshohet se një person vrau me pushkë gjuetie një qen endacak

Kronikë e zezë

Deçan, dyshohet se një person vrau me pushkë gjuetie një qen endacak

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Një person në Deçan është arrestuar nën dyshimin se ka vrarë një qen endacak me pushkë gjuetie.

Pushka dhe shtatë fishekë janë konfiskuar, teksa i dyshuari është liruar.

Njoftimi i plotë i policisë:

PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM /Deçan   26.07.2023 – 15:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me pushkë gjuetie dyshohet se ka vrarë një qenë endacak. Pushka me shtatë fishekë është konfiskuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat