Goditet me mjet motorik qytetari i cili ishte ulur në një lokal në Pejë

Kronikë e zezë

Goditet me mjet motorik qytetari i cili ishte ulur në një lokal në Pejë

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 07:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Një qytetar në Pejë, i cili ishte ulur në një lokal në rrugën “Elena Gjika” është goditur nga një mjet motorik që ishte në lëvizje, e që fatmirësisht nuk është lënduar.

Në një video të publikuar në Facebook nga “Peja në Fokus”, duket se qytetari nuk është lënduar pasi më shumë është goditur pjesa e karriges.

Gjersa personi që ngiste mjetin motorik në këtë video nuk shihet se është ndalur.

Media do t’ju mbajë të informuar për rastin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat