Persona të panjohur ia vjedhin një qese me para të aksidentuarit në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Kronikë e zezë

Persona të panjohur ia vjedhin një qese me para të aksidentuarit në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Një person ka raportuar se pas aksidentit në trafik, dy person të panjohur nga vetura e tij i kanë vjedhur një qese me një shumë parash të cilët më pas janë larguar.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 17:32 në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Tutje në raport bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor si pasojë e aksidentit.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një aksidenti në trafik, dy persona të panjohur nga vetura e tij i kanë vjedhur një qese me një shumë parash dhe me veturën e tyre janë larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor si pasoje e aksidentit, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat