U lëndua para disa ditësh në një aksident në Prizren, vdes një grua në QKUK

Kronikë e zezë

U lëndua para disa ditësh në një aksident në Prizren, vdes një grua në QKUK

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Ka vdekur një grua në QKUK.

Ajo ishte duke u trajtuar aty që nga 23 korriku, pasi u lëndua në një aksident trafiku në Prizren.

Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për autopsi në IML – Prishtinë.

“Prizren 23.07.2023-19:00. Lidhur me rastin më 27.07.2023 është raportuar se viktima femer kosovare e cila ishte në tretman mjekësor në QKUK, ka ndërruar jetë . Në konsultim me prokurorin trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për autopsi në IML – Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat