Dy persona të lënduar nga aksidenti mes katër veturash në Klinë

Kronikë e zezë

Dy persona të lënduar nga aksidenti mes katër veturash në Klinë

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 14:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Sot rreth orës 11:35 policia në Klinë është informuar për një aksident trafiku.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Sadik Rama” në Klinë, ku janë përfshirë katër vetura.

Zëdhënësi i policisë, Driton Rugova, bën të ditur se si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore .

Por, të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat