Ngjarje tmerruese në Lipjan, babai vrau të birin e gruan

Kronikë e zezë

Ngjarje tmerruese në Lipjan, babai vrau të birin e gruan

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 18:29 Përditësuar në ora: 22:56 më 28.07.2023
Foto ilustrim

Largohen trupat e tre personave që vdiqën sot në Lipjan, detaje nga vendi i ngjarjes

Pas rreth pesë orëve që prej rastit, trupat e pajetë të tre personave në Lipjan janë tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Sipas informacioneve nga terreni, tre anëtarë të një familje, babai, nëna dhe i biri kanë mbetur të vdekur.

Ndërkohë që nuk dihen shumë detaje, media mëson se njëri nga viktimat, djali i çiftit ka pasur probleme shëndetësore.

Po ashtu, familja ka pasur edhe dy djem të tjerë.

Ndërkaq, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka konfirmuar se tre personat që janë gjetur të vdekur në fshatin Rufc të Lipjanit janë familjar.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj konfirmoi se në këtë rast kanë ndodhur dy vrasje dhe një vetëvrasje brenda familjes.

“Lidhur me rastin i cili ndodhi sot në fshatin Rufc të Lipjanit, ju njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bashkë me njësitë relevante janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore nga vendi i ngjarjes, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtij rasti. Sipas informatave nga vendi i ngjarjes, dyshimet çojnë drejt vrasjes së dy viktimave nga arma e zjarrit, si dhe një vetëvrasjeje (brenda familjes)”, tha Ulaj.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se trupat e pajetë do të dërgohen në IML për obduksion.

“Trupat e pajetë, me urdhër të Prokurores së Shtetit do të dërgohen në IML për obduksion, derisa veprimet hetimore do të vazhdojnë deri në zbardhjen e rastit në plotëni.” – ka përfunduar Ulaj.

Flet drejtori i shkollës ku punonte lipjanasi i cili vrau gruan dhe djalin

Një tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Rufc të komunës së Lipjanit. Abedin Bekteshi ka vrar% gruan dhe djalin e tij.

Gazeta ka raportuar më herët se i njëjti ishte teknik në shkollën “Ismail Luma” në Lipjan.

Media ka kontaktuar me drejtorin e shkollës, Driton Sadiku. Ai tha se janë shumë të prekur nga rasti.

Sipas tij, Bekteshi nuk kishte sjellje agresive, madje i njëjti ishte shumë i afërt me njerëzit dhe kishte sjellje shumë korrekte.

“Nuk ka pasur asnjë sjellje të dyshimtë ose të keqe. Ai gjithmonë është sjell irë me stafin dhe nxënësit, nuk na ka shkaktuar kurrë problem, jemi të shokuar. Si staf jemi shumë të prekur me rastin, vërtetë na erdhi befasi”, tha ai.

Krimi brenda familjes në Lipjan: Këta janë babë e bir që u gjetën të vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Rufc të Lipjanit, ku një person dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten dhe djalin e tij e më pas ka vrarë edhe veten.

Viktimat janë Abedin Bekteshi rreth 60-vjeç dhe djali i tij, Ardit Bekteshi rreth 24-vjeç.

Ndryshe, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar se Policia ka hasur në tre trupa të pajetë, vdekja e cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor.

“Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit.

Menjëherë pas marrjes së informatës, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë.

Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor. Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti.

Ngjarje tmerruese në Lipjan, babai vrau të birin e gruan

Tre persona janë gjetur të vdekur në fshatin Rufc të Vjetër të Lipjanit.

Mësohet nga burimet se babai e ka vrarë të birin dhe gruan e tij e më pas edhe veten.

Për vdekjen e tre personave, lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë. Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor”, tha Ahmeti.

Tutje, ajo tha se tashmë të gjitha ekipet e policisë janë në vendngjarje dhe ka nisur hetimi në lidhje me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat