Ky është i dyshuari që hodhi granatën e dorës dhe gjuajti me armë në koncertin e Mozzikut

Kronikë e zezë

Ky është i dyshuari që hodhi granatën e dorës dhe gjuajti me armë në koncertin e Mozzikut

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 08:26
Gjithçka ndodhi gjatë performancës së Mozzikut, kur Policia intervenoi dhe urdhëroi që të largohen të gjithë.

Dy net me parë në diskotekën ‘Stop’ në Gjilan, ishte rezervuar disa artistë, por jo gjithçka shkoi ashtu siç ishte planifikuar pasi koncerti u ndal në gjysmë nga Policia. Një person hodhi granatë dore që fatmirësisht nuk shpërtheu dhe gjuajti me armë pas një konflikti verbal me sigurimin e diskotekës. I dyshuari tashmë është arrestuar dhe ndodhet në ndalim policor.

Burimet kanë bërë me dije se i dyshuari që u arrestua është Lorent Cana, 22-vjeçar, i cili po dyshohet se shkaktoi rrezik të përgjithshëm për shkak të një mosmarrëveshje me punëtorët e sigurimit.

Gjithçka ndodhi gjatë performancës së Mozzikut, kur Policia intervenoi dhe urdhëroi që të largohen të gjithë.

Të shtënat me armë nuk shkaktuan lëndime te personat që ndodheshin përreth, mirëpo një veturë që ishte e parkuar afër ka pësuar dëme materiale.

Edhe nga Policia e Kosovës e kanë konfirmuar rastin dhe kanë bërë me dije se kanë kryer edhe bastisje në shtëpinë e të dyshuarit.

“Njësiti i hetimeve rajonale nga Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, pas një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve të shpejta hetimore, ka arritur që të identifikojë, lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarin me inicialet L.C. (viti i lindjes 2001, mashkull kosovar shqiptar) me dyshimin se i njëjti me datën 28.07.2023 rreth orës 01:50 ka hedhur një granatë dore dhe ka shtënë me armë zjarri në oborrin e një diskoteke në qytetin e Gjilanit”.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe nga prokurori i shtetit është lëshuar vendimi mbi ndalimin për 48 orë, ndërsa ndaj tij do të ngritet kallëzim penal për veprat penale “Shkaktim i rrezikut te përgjithshëm’’ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat