9 të lënduar nga një aksident komunikacioni në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Kronikë e zezë

9 të lënduar nga një aksident komunikacioni në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 09:25
Ilustrim

Një aksident ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë, më saktësisht në Shupkovc ku janë lënduar 9 persona.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur për shkak të kyçjes së pasigurtë.

Përveç dëmeve materiale në aksident kanë pësuar lëndime edhe 9 persona.

Të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar për në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat