Shtiu me armë në drejtim të një personi tjetër që ishte në veturë, arrestohet pejani

Kronikë e zezë

Shtiu me armë në drejtim të një personi tjetër që ishte në veturë, arrestohet pejani

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 09:26
Foto ilustrim

Është arrestuar një person në Pejë, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture, në të cilin ishte një person.

Motivet janë ende të panjohura.

“Rr. Adem Jashari, Pejë 28.07.2023 – 06:12. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti nga vetura, për motive (ende) të panjohura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture tjetër në të cilin ndodhej viktima mashkull kosovar.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes, kanë gjetur e konfiskuar një pistoletë me karikator-pa fishekë dhe 8-gëzhoja. Të lënduar nuk ka, ndërsa vetura e viktimës është dëmtuar nga të shtënat. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat