“Një gjak borxh ma ki”/ Vushtrriasi kërcënon ish-mikun pasi gruaja vendosi të ndahej nga ai

Kronikë e zezë

“Një gjak borxh ma ki”/ Vushtrriasi kërcënon ish-mikun pasi gruaja vendosi të ndahej nga ai

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 09:59
Ilustrim

Konfliktet e familjes së gruas me dhëndrin, janë të shpeshta në vendin tonë. Madje me raste ato nuk marrin fund, as atëherë kur çifti vendos të ndahet dhe për pasojë përfundojnë në Polici. Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në Vushtrri dhe është raportuar nga një 47-vjeçar.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se këtë herë në rast janë përfshirë një burrë dhe ish-miku i tij, të cilët dyshohen se fillimisht u përfshinë në një konflikt verbal.

Sipas informacioneve i dyshuari E.B., po dyshohet se e ka kërcënuar vëllain e gruas së tij, me të cilën tashmë janë në proces divorci.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari i është drejtuar viktimës me fjalët se “Një gjak borxh ti ma ki, ruju tash…”.

Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur që ta denoncojë rastin, ku ka dhënë deklaratën e tij për atë që ka ndodhur mes tyre dhe ka kërkuar ndihmë nga Policia.

Pas përfundimit të procedurave policore, në lidhje me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet për veprën penale, “Kanosje”, teksa veprimet tjera do të merren posa të kapet i dyshuari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat