Arrestohet një person në Pejë për deklarim të rremë

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Pejë për deklarim të rremë

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 10:14
Foto ilustrim

Të premten është arrestuar një person në rrugën “Adem Jashari” në Pejë, pasi që i njëjti dyshohet se më datë 12.07.2023 ka bërë deklarim të rremë në Prokurorinë e Shtetit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, pas marrjes në pyetje nga ana e PK-së, personi në fjalë është dërguar në mbajtje.

“Me datë 28.07.2023 është arrestuar i dyshuar mashkull  kosovar nën dyshimin se kur është deklaruar (në Prokurorinë e Shtetit) lidhur me një rast i cili është në procedurë që nga viti 2020 ka bërë deklarim të rrem.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat