Goditet nga vetura një polic në Skenderaj

Kronikë e zezë

Goditet nga vetura një polic në Skenderaj

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

Një zyrtar policor është goditur dje nga vetura në Skenderaj.

Sipas policisë, zyrtari policor ishte duke e kaluar rrugën.

Tani gjendja e tij është stabile.

“Rr. 28 Nëntori, Skenderaj (VL: 049-472) 28.07.2023 – 10:54. I dyshuari  kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin, duke goditur viktimën mashkull  kosovar (zyrtar policor) këmbësor, i cili ishte duke kaluar rrugën. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është stabile. (Rasti# 2023-BR-425) 0847”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat