E rëndë: Burri në Prizren tenton të vetëvritet pasi u fjalos me djalin dhe gruan, dërgohet në spital

Kronikë e zezë

E rëndë: Burri në Prizren tenton të vetëvritet pasi u fjalos me djalin dhe gruan, dërgohet në spital

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 16:15
Spitali i Prizrenit

Vetëvrasja është fenomen shqetësues në rritje në shoqërinë tonë. Faktorë rreziku që shtyjnë drejt këtij veprimi shpeshherë mund të jenë gjendja e rënduar psikologjike dhe emocionale, depresioni, ankthi, bipolarizmi, abuzimi me alkool dhe substanca narkotike e gjendja e vështirë ekonomike.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Zahir Pajaziti’, ku një person dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së tij.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se 62-vjeçari është dërguar atje për ndihmë mjekësore, pasi i njëjti dyshohet se ka konsumuar mbidozë të ilaçeve për qetësim.

Pas dhënies së ndihmës mjekësore, gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në kuadër të veprimeve hetimore kanë marrë dëshminë e viktimës.

Bazuar në dëshminë e tij, ai ka vendosur ta kryejë këtë akt pas një konflikti verbal që ka pasur më djalin dhe gruan e tij.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vetëvrasje në tentativë’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat