Vajza në Prishtinë e çon babanë në Polici, thotë se e kërcënoi përmes WhatsApp

Kronikë e zezë

Vajza në Prishtinë e çon babanë në Polici, thotë se e kërcënoi përmes WhatsApp

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 20:11
Foto ilustrim

Një 19-vjeçare në Prishtinë ka denoncuar babanë e saj për kanosje.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 53-vjeçari dyshohet se ka dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese përmes rrjetit social WhatsApp, gjë e cila ka shkaktuar frikë dhe shqetësim te vajza.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat