Gjendet një person i vdekur në rrugën "Bajram Kelmendi" në Prishtinë

Kronikë e zezë

Gjendet një person i vdekur në rrugën "Bajram Kelmendi" në Prishtinë

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 20:25
Foto nga vendi i ngjarjes

Sot rreth orës 19:00 është gjetur pa shenja një person në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Polcisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë.

“Sot rreth orës 19:00, nga një ekip mjekësor kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat