Prishtinë: I moshuari dëbon gruan pas dyshimeve për tradhti, ajo kërkon ndihmën e Policisë

Kronikë e zezë

Prishtinë: I moshuari dëbon gruan pas dyshimeve për tradhti, ajo kërkon ndihmën e Policisë

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 21:53
Foto ilustrim

Evidentimi ditor i rasteve të reja të dhunës në familje, është shndërruar në një rutinë të pandashme, pasi që çdo ditë e më shumë raportohen me dhjetëra raste të tilla.

Tragjeditë familjare, dyshimet për tradhti, abuzimi me alkoolin e bixhozin dhe xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre.

Një grua në Prishtinë ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, për shkak se bashkëshorti i saj e ka dëbuar nga shtëpia, mëson sinjali.

Bazuar në dëshminë e saj, 80-vjeçari ka pasur dyshime se viktima e ka tradhtuar me persona të tjerë dhe si rrjedhojë nuk ka dashur të vazhdojë bashkëjetesën me të.

57-vjeçarja është dërguar në strehimore, ndërsa ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat