Konflikt mes çiftit në Vushtrri, i riu e bën për spital të fejuarën pasi i kërkoi të ndahen

Kronikë e zezë

Konflikt mes çiftit në Vushtrri, i riu e bën për spital të fejuarën pasi i kërkoi të ndahen

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 07:14
Ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë.

Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht nga partnerë, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet.

Në Polici kanë përfunduar dje edhe një çift nga Vushtrria, pasi dyshohet se burri ka sulmuar fizikisht dhe e ka kërcënuar të fejuarën e tij.

Burimet brenda Prokurorisë kanë zbardhur detaje nga deklarata e viktimës, e cila ka thënë se gjithçka ka ndodhur pas një konflikti verbal kur ajo i tha të fejuarit se ka vendosur që të ndahej nga ai.

Si pasojë e dhunës, 19-vjeçarja ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Ndërkohë i dyshuari është dorëzuar në stacion policor, ku është përballur me denoncimin ndaj tij.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’, kurse ndaj viktimës është lëshuar urdhër për mbrojtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat