Rahovec: 60-vjeçari thyen dy brinjë gjatë punimeve në shtëpinë e tij, dërgohet në spital

Kronikë e zezë

Rahovec: 60-vjeçari thyen dy brinjë gjatë punimeve në shtëpinë e tij, dërgohet në spital

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 09:24
Ilustrim

Edhe pse punëtorët shpeshherë marrin lëndime trupore gjatë kohës që janë duke punuar, shumë pak po bëhet për përmirësimin e kushteve të punës. Si pasojë e kësaj janë të shpeshta rastet kur ata përfundojnë në spital për shkak të lëndimeve që marrin.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe të dielën në fshatin Opterushë të Rahovecit, ku një 60-vjeçar është lënduar teksa ishte duke punuar në shtëpinë e tij.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është pranuar në këtë qendër me lëndime të rënda, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë.

Sipas informacioneve të para, 60-vjeçari ka thyer dy brinjë gjatë punimeve, ndërsa akoma nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti.

Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes, bashkë me inspektorin e punës, teksa personi i dyshuar akoma nuk është identifikuar.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, ndërsa veprimet e tjera do të ndërmerren posa të sigurohet prezenca e personit të dyshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat