E rëndë: Prindërit në Prizren sulmohen fizikisht nga djali, detyrohen ta çojnë në Polici

Kronikë e zezë

E rëndë: Prindërit në Prizren sulmohen fizikisht nga djali, detyrohen ta çojnë në Polici

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 09:36
Prizreni

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve.

Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje në Prizren, ku dy prindër janë përballur me dhunë nga djali i tyre, pas një konflikti verbal.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se ky rast mjaft i rëndë ka ndodhur në shtëpinë e tyre dhe sherri plasi të shtunën në mbrëmje, kur i dyshuari i sulmoi fizikisht nënën dhe babanë e tij.

Përballë kësaj situate, ata u detyruan që ta raportojnë rastin në Polici, ku kanë treguar gjithçka që kishte ndodhur në familjen e tyre.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratë para hetuesve për denoncimin kundër tij.

Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit dhe inicimin e rastit për veprën penale “Dhunë në familje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat