Me armë e çekan, tre persona hyjnë në një market dhe vjedhin para e cigare

Kronikë e zezë

Me armë e çekan, tre persona hyjnë në një market dhe vjedhin para e cigare

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Tre burra kanë hyrë në një market në magjistralen Prishtinë – Ferizaj dhe nga arka kanë grabitur para të gatshme dhe sasi të cigareve.

Sipas policisë, njëri ishte me armë Ak/47 ndërsa tjetri me çekan.

Rasti po hetohet si grabitje.

“Magjistralja Prishtinë -Ferizaj 30.07.2023-21:42  Tre të dyshuar meshkuj , njëri nga ta me një armë AK/47 dhe tjetri me një çekan kanë hyrë në një market ku nga arka kanë grabitur para të gatshme dhe një sasi të cigareve . Të dyshuarit më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe ekipi mjekësor të cilët kanë trajtuar stafin e marketit të cilët ishin të shqetësuar . Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat