Gjilan: Kapet në flagrancë i riu duke hedhur drogën nga vetura, përfundon në Polici

Kronikë e zezë

Gjilan: Kapet në flagrancë i riu duke hedhur drogën nga vetura, përfundon në Polici

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 10:01
Ilustrim

Varësia nga droga në Kosovë sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike. Një rast i tillë është zbuluar edhe gjatë ditës së djeshme në rrugën ‘Avdullah Tahiri’ në Gjilan.

Gjatë patrullimit të Policisë në atë pjesë, është ndaluar një veturë, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

I dyshuari 33-vjeçar ka tentuar të shpëtojë duke e hedhur një qese me drogë nga dritarja, por dështoi pasi Policia e zuri në flagrancë, me ç’rast u sekuestrua një sasi e substancës narkotike, e llojit marihuanë.

Për shkak të posedimit drogës, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar për veprën me të cilën ngarkohet.

Pas përfundimit të proceduarve policore, Prokurori ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tij për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat