Dy persona arrestohen për dhunë ndaj bashkëshorteve

Kronikë e zezë

Dy persona arrestohen për dhunë ndaj bashkëshorteve

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 10:24
Foto ilustrim

Është arrestuar një person në Deçan të dielën pasi që dyshohet se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor . Me vendim të prokurorit  i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

Për sulm ndaj bashkëshortes është arrestuar edhe një person nga  Ferizaj mbrëmjen e së shtunës.

“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat