Arrestohet 41 vjeçari në Gjilan për armëmbajtje pa leje

Kronikë e zezë

Arrestohet 41 vjeçari në Gjilan për armëmbajtje pa leje

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 14:18
Armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës në Gjilan sot rreth orës 08:30 në koordimin me prokurorinë e shtetit dhe me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake ka realizuar një kontrollë në shtëpinë e të dyshuarit A.A. (viti i lindjes 1982, mashkull kosovar shqiptar).

Gjatë kontrollit nga ana e zyrtarëve policor janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi për gjykatën: një (1) armë automatike AK47, dy (2) karikator dhe gjashtëdhjetë e katër (64) copë fishekë të kalibrit 7.62mm.

I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Gjilan ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Prokurori i shteti ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat