Mbi 7 mijë qytetarë u lënduan në aksidente trafiku nga janari deri në qershor

Kronikë e zezë

Mbi 7 mijë qytetarë u lënduan në aksidente trafiku nga janari deri në qershor

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 14:34
Aksident

Mbi 7 mijë persona kanë pësuar lëndime trupore në aksidente trafiku që kanë ndodhur në periudhën janar – qershor 2023.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për gjashtë muaj kanë ndodhur 35 aksidente fatale, ku 40 persona kanë humbur jetën.

Gjatë kësaj kohe numri i aksidenteve me persona të lënduar është 3 mijë e 782, ku janë lënduar gjithsej 7 mijë e 247.

Image
Aksident

Kurse, tiketa trafiku janë shqiptuar 309403./Telegrafi.

Sa i përket të dhënave për muajin korrik, Policia bëri të ditur se ende nuk kanë numrin e plotë. Por, që vlen të ceket që për gjatë kësaj kohe kanë ndodhur numër i madh i aksidenteve trafiku, ku shumë prej tyre ishin me fatalitet.

Policia në vazhdimësi është duke bërë thirrje që qytetarët të respektojnë rregullat e komunikacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat