Policia zhvillon kontrolle rutinore, sekuestron armë dhe drogë

Kronikë e zezë

Policia zhvillon kontrolle rutinore, sekuestron armë dhe drogë

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 15:45
Policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar tri armë dhe një sasi narkotikësh në Prishtinë.

Sipas njoftimit, njësiti për Reagim të Shpejtë në Prishtinë, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, po vazhdon kontrollet rutinë të automjeteve në lokacione të ndryshme.

“Zyrtarët e NjRSh-së, gjatë fundjavës në pika kontrolli kanë gjetë dhe sekuestruar tri armë si dhe një sasi të narkotikëve të llojit marihuanë”, thuhet në njoftim të policisë.

Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse dhe ndaj tyre janë kryer procedurat e nevojshme policore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat