Aksident i rëndë në Istog, raportohet për shumë të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Istog, raportohet për shumë të lënduar

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 22:49
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sontme rreth orës 21:40 në fshatin Dobrushë të Istogut.

Rastin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

“Në aksident janë të përfshira dy automjete dhe një traktor bujqësor. Ka shumë të lënduar, për momentin nuk mund ta them numrin e saktë”, tha Gashi.

Ai theksoi se policia janë në vendin e ngjarjes.

Gashi shtoi se lidhur me rastin do të ofrojë me kohë edhe informacione shtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat