Vjedhja e rëndë në shtëpinë e familjes Hoxha, kapet një i dyshuar - del nga e njëjta familje

Kronikë e zezë

Vjedhja e rëndë në shtëpinë e familjes Hoxha, kapet një i dyshuar - del nga e njëjta familje

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 08:29
Foto ilustrim

Vjedhjet e shumta nëpër shtëpi, biznese e lokale të ndryshme përveç pasigurisë, po shkaktojnë edhe humbje të mëdha. Por jo gjithmonë hajnat kapen, pasi arrijnë t’iu ikin prangave të Policisë, duke qëndruar në arrati. Një rast i tillë i vjedhjes së rëndë ka ndodhur para disa ditësh në Bellanicë të Malishevës dhe Policia tashmë ka arritur ta kap personin e dyshua.

Dy persona, më 25 korrik, ishin futur brenda shtëpisë së familjes Hoxha, ku kanë vjedhur stoli ari në vlerë të 6 mijë eurove dhe disa para të gatshme.

Burimet brenda Prokurorisë thonë se njëri prej tyre është arrestuar gjatë ditës së djeshme dhe doli të jetë nga familja Hoxha. I dyshuari, 19-vjeçar E.Hoxha., u zbulua pasi Policia siguroi pamjet, që dëshmonin se i njëjti bashkë me një person tjetër kanë kryer vjedhjen.

Pas arrestimit dhe bastisjes së shtëpisë së tij, i njëjti është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën për veprën me të cilën ngarkohet.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, 19-vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë, teksa po ndërmerren veprime hetimore për arrestimin e personit tjetër që ka gisht në këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat