Vajza në Prishtinë e rrah babanë e saj, 49-vjeçari kërkon ndihmën e Policisë

Kronikë e zezë

Vajza në Prishtinë e rrah babanë e saj, 49-vjeçari kërkon ndihmën e Policisë

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 08:46
Foto ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Një rast i rëndë ka ndodhur dje në një familje në rrugën “Shpetim Bobaj” në Prishtinë, ku një vajzë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të saj.

Mësohet se 49-vjeçari e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se e bija 18-vjeçare e ka sulmuar fizikisht, pas një mosmarrëveshje që kanë pasur mes vete.

Si pasojë e dhunës, viktima ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar tretman mjekësor në spital, ndërkohë që e dyshuara është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor.

Me urdhër të prokurorit, 18-vjeçares i është caktuar masa e ndalimit policor dhe e njëjta do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat