Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Kronikë e zezë

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Kosovë përgjatë 24 orëve të fundit.

Njëri ka ndodhur në Prishtinë, tjetri në Ferizaj, një rast në Pejë dhe një në Klinë.

Njoftimet e Policisë:

Dhunë në familje

Prishtinë 31.07.2023-12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Pas intervistimit, në konsultim me prokurorin e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Dhunë në familje

Ferizaj 30.07.2023-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.

Dhunë në familje dhe lëndim i lehtë trupor 

Pejë 31.07.2023-08:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari pas tretmanit mjekësor qe ka marrur ne spitalin e Pejës është intervistuar , në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.

Dhunë në familje dhe sulm

Klinë 31.07.2023-22:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat