Dërgohet në QKUK pasi rrihet rëndë nga tre vetë në Ferizaj

Kronikë e zezë

Dërgohet në QKUK pasi rrihet rëndë nga tre vetë në Ferizaj

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 10:04
Foto ilustrim

Të dielën rreth orës 22:45, një person është dërguar në QKUK pasi është rrahur nga tre vetë në Ferizaj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, njëri nga të dyshuarit është arrestuar, ndërsa dy të tjerët janë në kërkim.

“Ferizaj 30.07.2023-22:45.  Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor pasi që i njëjti dyshohet se pas një konflikti verbal është sulmuar fizikisht  nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë.

Njëri prej tyre është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët gjenden në kërkim policor, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat