Kërcet grushti në Skenderaj: Dy persona e bëjnë për spital një të mitur, e sulmuan edhe me kaçavidë

Kronikë e zezë

Kërcet grushti në Skenderaj: Dy persona e bëjnë për spital një të mitur, e sulmuan edhe me kaçavidë

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 20:04
Ilustrim

Për shkak të mosmarrëveshjeve e konflikteve verbale, qytetarët shpesh herë përfshihen edhe në përleshje fizike.

E gjatë përleshjeve, pos grushteve përdoren edhe mjete të forta e të mprehta, ku si pasojë shumë raste kanë përfunduar edhe me fatalitet.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në sheshin ‘Adem Jashari’ në Skenderaj, ku dy persona dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një të mitur.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 17-vjeçari ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se të dyshuarit, të cilët i ka identifikuar, e kanë sulmuar duke e goditur me grushte dhe me kaçavidë.

Si pasojë e dhunës, ai ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj.

Ndërkohë Policia ka shoqëruar në stacion policor dy të dyshuarit të cilët janë intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarit do të hetohen në liri për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat