Tentim vrasje në Podujevë, një burrë sulmohet me armë sa ishte duke lëvizur me veturë

Kronikë e zezë

Tentim vrasje në Podujevë, një burrë sulmohet me armë sa ishte duke lëvizur me veturë

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Një tentim vrasje ka ndodhur dje në Podujevë.

Policia ka njoftuar se një burrë është sulmuar me armë zjarri gjatë kohës sa ishte në lëvizje me veturën e tij.

 Në vendin  e ngjarjes nga njësitë policore janë gjetur katër gëzhoja te cilat janë konfiskuar si dhe kanë vërejtur se vetura e ankuesit ishte goditur me dy predha. Vetura është sekuestruar për ekzaminim te mëtutjeshëm.

“Podujevë 01.08.2023 – 05:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ka qenë në lëvizje me veturën e tij, nga i/të dyshuar deri më tani  të panjohur është gjuajtur me armë në drejtim te veturës së tij. Në vendin  e ngjarjes nga njësitë policore janë gjetur katër gëzhoja te cilat janë konfiskuar si dhe kanë vërejtur se vetura e ankuesit ishte goditur me dy predha. Vetura është sekuestruar për ekzaminim te mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat