Arrestohen katër persona në Rahovec pasi u rrahën mes vete, përdorën edhe armë

Kronikë e zezë

Arrestohen katër persona në Rahovec pasi u rrahën mes vete, përdorën edhe armë

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Katër persona janë arrestuar të martën mbrëma në Rahovec, pasi për shkak të një mosmarrëveshje janë përleshur mes vete.

Policia njofton se fillimisht janë përleshur dy prej tyre e më pas në ndihmë njërit prej tyre i kishin shkuar edhe dy të dyshuar tjerë, dhe kishin sulmuar fizikisht të dyshuarin tjetër.

“Rahovec 01.08.2023 – 18:20. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, ku fillimisht pas një mosmarrëveshje në mes të dy të dyshuarve të cilët ishin përleshur në mes veti, në ndihmë njërit prej tyre i kishin shkuar edhe dy të dyshuar tjerë dhe kishin sulmuar fizikisht të dyshuarin tjetër”, thuhet në raportin policor.

I dyshuari kishte shtënë disa herë me pistoletë në drejtim të panjohur për të cilën armë posedon leje.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga i dyshuari kanë sekuestruar një pistoletë me dy karikatorë me 136 fishekë, 113 fishekë të pistoletës me gaz dhe tri gëzhoja”, bëhet e ditur tutje.

Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje, përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe lëndim i lehtë trupor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat