E sulmoi me mjet të mprehtë dhe ia dëmtoi traktorin, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

E sulmoi me mjet të mprehtë dhe ia dëmtoi traktorin, arrestohet i dyshuari

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Të martën pasdite është arrestuar një person në Drenas për shkak se dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë viktimën, mashkull.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

Përveç lëndimit, i dyshuari kishte gjuajtur dhe dëmtuar xhamin e traktorit të viktimës.

Me vendim të prokurorit rasti është hapur si, lëndim i lehtë trupor dhe dëmtim apo asgjësim i pasurisë së luajtshme.

I dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa me rastin po vazhdon të merret njësiti i hetimeve në Drenas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat