Përleshje e të shtëna me armë: Këta janë katër të arrestuarit në Rahovec, tre prej tyre vëllezër

Kronikë e zezë

Përleshje e të shtëna me armë: Këta janë katër të arrestuarit në Rahovec, tre prej tyre vëllezër

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 00:56
Ilustrim

Katër persona kanë përfunduar në prangat e Policisë, të martën në mbrëmje, në rrugën “Bekim Sylka” në Rahovec, nën dyshimet se janë përfshirë në një përleshje ku pati edhe të shtëna me armë.

Gjithçka ndodhi pas një mosmarrëveshje, që iu kushtoi të dyshuarve, të cilët përfunduan në ndalim policor.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se fillimisht në përleshje janë përfshirë Ismet Sokoli dhe Senad Raba, e më pas në mbrojtje të Ismetit kanë dalë edhe dy vëllezërit e tij, Kujtim dhe Bekim Sokoli.

Këta dy të fundit, po dyshohen se e kanë sulmuar të dyshuarin Raba, i cili më pas ka shtënë me armë disa herë.

Si pasojë e lëndimeve që kanë pësuar, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor e më pas janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, ku kanë sekuestruar një armë me mbi 136 fishekë, e po ashtu edhe mbi 100 fishekë të tjerë.

Pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat