Sulmohet dhe plaçkitet një burrë në Gjilan

Kronikë e zezë

Sulmohet dhe plaçkitet një burrë në Gjilan

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 10:13
Foto ilustrim

Të mërkurën rreth orës 19:00, në “Rrugën e Malishevës” në Gjilan, një person është sulmuar fizikisht dhe është plaçkitur.

Sipas raportit 24-orësh Policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

“Rr. e Malishevës, Gjilan, 02.08.2023-19:00. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e qytetit pasi që nga një person i panjohur ishte sulmuar fizikisht dhe kishte pësuar lëndime në nofull.

Sipas viktimës i dyshuari ia kishte marrë telefonin dhe portofolin. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat