Përfshihen nga flakët katër vetura në rrugën “B” në Prishtinë

Kronikë e zezë

Përfshihen nga flakët katër vetura në rrugën “B” në Prishtinë

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Janë përfshirë nga zjarri katër vetura në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në rrugen ‘’B’’ në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se dy nga veturat janë djegur plotësisht, kurse dy të tjerat pjesërisht.

‘’Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin’’.

‘’Aktualisht policia ka nisur veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin që është i cilësuar si “Zjarrvënie”, shtoi ajo.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar në këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat