Kjo është shoferja që dyshohet se shkaktoi aksidentin ku vdiq 62-vjeçari në Ferizaj

Kronikë e zezë

Kjo është shoferja që dyshohet se shkaktoi aksidentin ku vdiq 62-vjeçari në Ferizaj

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 14:00
Ilustrim

Një aksident në trafik që ndodhi dje në rrugën ‘Riza Matoshi’ në Ferizaj i mori jetën 62-vjeçarit, Hysni Sahiti.

I ndjeri ndërroi jetë në spital, ndërsa shoferja që dyshohet se shkaktoi aksidentin u arrestua.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e dyshuara është Burime Sahiti, 39-vjeçare.

Sipas raportit të Policisë, e dyshuara nga pakujdesia ka goditur me veturë viktimën i cili po drejtonte biçikletën, duke i shkaktuar atij lëndime të rënda trupore.

“Vozitësja femër  kosovare me veturë nga pa kujdesia, ka goditur biçiklistin mashkull  kosovar. Si pasojë, lëndime ka pësuar biçiklisti i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ku si pasoj e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat