Kërkohet paraburgim ndaj një personi për veprën penale "Rrezikimi i trafikut publik"

Kronikë e zezë

Kërkohet paraburgim ndaj një personi për veprën penale "Rrezikimi i trafikut publik"

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 18:30
Prokuroria Themelore në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të pandehurës B.S.

E cila me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për shkak të dyshimit të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se e pandehura, në rrugën “Riza Matoshi” në Ferizaj, kishte qenë duke e drejtuar automjetin e markës “Ford Mondeo”, nga pakujdesia e në kundërshtim me ligjin mbi rregullat e trafikut rrugor, ka rrezikuar jetën e njerëzve, në atë mënyrë që duke mos i’u përshtatur shpejtësisë së lëvizjes, kushteve dhe rrethanave në rrugë, me pjesën e përparme të anës së majtë të veturës e godet drejtuesin e biçikletës, tani të ndjerin H.S., duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe si pasojë e lëndimeve të marra

I njëjti ndërron jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat