Tragjike: Humb jetën një 18-vjeçare pasi bie nga lartësia e një objekti në Prishtinë

Kronikë e zezë

Tragjike: Humb jetën një 18-vjeçare pasi bie nga lartësia e një objekti në Prishtinë

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 21:30
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë, ku një vajzë 18-vjeçare ka rënë nga një objekt dhe për pasojë ka humbur jetën.

Rastin e ka konfirmuar tashmë edhe Policia.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor që intervenoi në vendin e ngjarjes, ndërkohë që Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme.

Motivet dhe rrethanat e këtij akoma nuk dihen, por që Policia ka nisur hetimet për ndriçimin e këtij rasti të rëndë.

“Rreth orës 20:30, është raportuar se në rrugën “Sali Nivica”  në Prishtinë,  një person ka rënë nga lartësia e një objekti.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe  mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 18 vjeç, është pa shenja jete.

Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.”, ka njoftuar Policia

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat