Detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, një 18 vjeçare ra nga ndërtesa

Kronikë e zezë

Detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, një 18 vjeçare ra nga ndërtesa

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 09:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Sali Nivica’ në Prishtinë, ku një vajzë e re ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e një ndërtese.

Viktima është A.G, 18-vjeçare.

E ndjera dyshohet se ka rënë nga kati i tetë i ndërtesës dhe si pasojë e kësaj ka marrë lëndime të rënda trupore, të cilat dolën të jenë fatale për të.

18-vjeçarja është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Motivet dhe rrethanat e këtij akoma nuk dihen, por që Policia ka nisur hetimet për ndriçimin e këtij rasti të rëndë.

“Rreth orës 20:30, është raportuar se në rrugën “Sali Nivica”  Prishtinë,  një person ka rënë nga lartësia e një objekti.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 18 vjeç, është pa shenja jete.

Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat