Arrestohen dy vetë në Ferizaj për një aksident të shkaktuar gati dy vjet më parë

Kronikë e zezë

Arrestohen dy vetë në Ferizaj për një aksident të shkaktuar gati dy vjet më parë

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 09:56
Foto ilustrim

Të enjten janë arrestuar dy persona në Ferizaj, pasi që të njëjtit dyshohen se më datë 31.10.2021, kanë shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Ferizaj 31.10.2021 – 21:44. Më 03.08.2023 pas një pune hetimore operative janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë shoferi dhe pasagjeri i veturës që dyshohet të ketë shkaktuar aksidentin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat