Grabitet shtetasja zvicerane në Gjilan, hajnat ia marrin çantën me para e gjëra personale

Kronikë e zezë

Grabitet shtetasja zvicerane në Gjilan, hajnat ia marrin çantën me para e gjëra personale

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 13:44
Ilustrim

Rastet e grabitjeve e të vjedhjeve po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që siguria për të lëvizur edhe në hapësirat publike po rrezikohet. Ndër rastet e shpeshta të grabitjeve janë gjësendet me vlerë, si stolitë e arit, telefonat e çantat e krahut që hajnat arrijnë t’i kapin nga qytetarët nëpër rrugë.

Viktimë e grabitjes ka qenë mbrëmë një grua me shtetësi zvicerane e cila është përballur me dy persona ende të paidentifikuar të cilët ia kanë marrë me forcë çantën e saj të krahut.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Enver Miftari’ në Gjilan, ku dy persona të cilët po lëviznin me motor, ia kanë marrë çantën 53-vjeçares e cila ishte duke ecur rrugës.

Kjo e fundit ka tentuar që të rezistojë, por të dyshuarit e kanë sulmuar edhe fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore, ndërkohë që ka dhënë dëshminë e saj para organeve të hetuesisë, ku ka deklaruar se në çantë kishte gjësende personale dhe mbi 100 euro para të gatshme.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘grabitje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të identifiohen të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat