Familjet në dasmë, hajnat thyejnë katër shtëpi në Brestoc të Rahovecit

Kronikë e zezë

Familjet në dasmë, hajnat thyejnë katër shtëpi në Brestoc të Rahovecit

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 14:19
Ilustrim

Pothuajse çdo ditë raportohen në Polici raste të shumta të vjedhjeve që po ndodhin në biznese e shtëpi gjithandej vendit, duke shkaktuar frikë e pasiguri të madhe për qytetarët.

E sidomos periudhën e verës, për shkak të ahengjeve të ndryshme familjare, shumë shtëpi mbesin pa përkujdesje, çka bën që të jenë cak i hajnave.

Kështu e kanë pësuar mbrëmë katër familje në fshatin Brestoc të Rahovecit, të cilët ende pa u errur kishin marrë rrugën për në një dasmë, duke lënë shtëpitë e tyre vetëm.

Disa persona të panjohur kanë depërtuar brenda shtëpive dhe të njëjtat i kanë demoluar, mirëpo nuk dihet ende se çfarë kanë arritur që të vjedhin

Pronari i njërës prej shtëpive që ka denoncuar rastin në Polici, ka bërë me dije se një kushëri i tyre ka parë se persona të panjohur janë në shtëpitë e tyre dhe si rrjedhojë ka lëshuar alarmin i cili i ka frikësuar hajnat dhe të njëjtit janë larguar me shpejtësi aty.

Njësitë policore kanë kryer në vendin e ngjarjes të gjitha ekzaminimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe çojnë në identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, teksa vazhdojnë hetimet për gjetjen e të dyshuarve dhe arrestimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat